Telenews

Digjet flamuri i Serbisë në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se në afërsi të një lokali në Mitrovicën e Veriut është djegur flamuri i Serbisë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se pas shikimit të video-incizimeve “është vërejtur se aty pranë kanë kaluar katër persona të panjohur dhe dyshohet se njëri prej tyre i ka vënë flakën flamurit”.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për KOHËN se bëhet fjalë për flamurin e Serbisë.

Rasti është nën hetim për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Të ngajshme

Një tërmet i fuqishëm godet Perunë, banorët dalin të frikësuar në rrugë

Rrezarta Ramaj

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma –

KushtrimGuraj

Kosova prodhon robotin e parë tokësor pa ekuipazh – Ministria e Mbrojtjes tregon si funksionon dhe çfarë mund të bëjë –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…