Telenews

Digjet flamuri i Serbisë në Mitrovicë të Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar se në afërsi të një lokali në Mitrovicën e Veriut është djegur flamuri i Serbisë.

Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se pas shikimit të video-incizimeve “është vërejtur se aty pranë kanë kaluar katër persona të panjohur dhe dyshohet se njëri prej tyre i ka vënë flakën flamurit”.

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, ka konfirmuar për KOHËN se bëhet fjalë për flamurin e Serbisë.

Rasti është nën hetim për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit”.

Të ngajshme

Numri i telefonit nga i cili erdhi kërcënimi ndaj Kuvendit dyshohet se është nga Serbia

KushtrimGuraj

Tragjedi në Istog: Një vajzë e vogël mbytet në një pishinë familjare

Erzana Fazliu

Berisha: Vota ime nuk është e determinuar nga askush, as nga opozita – duhet të reflektojmë të gjithë

Erzana Fazliu