Telenews

Digjet kamioni me targa të Kosovës në Rrugë të Kombit, mbetet në rrugë dhe pengon trafikun

Një kamion me targa të Kosovës është përfshirë nga flakët një ditë më parë në kilometrin e fundit të Rrugës së Kombit, pranë Pikës Kufitare të Morinit.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur në gomat e karrocerisë së mjetit, i cili transportonte materiale drusore për industrinë e mobilieve, raporton “OraNews”.

Flakët përfshinë pjesën e pasme të karrocerisë dhe dëmtuan edhe tendën mbuluese të ngarkesës. Reagimi i menjëhershëm i drejtuesit të kamionit, me ndihmën e kolegëve dhe banorëve të zonës, bëri të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e zjarrit.

Ndërkohë, edhe pas më shumë se 24 orësh nga ngjarja, karroceria e kamionit vijon të qëndrojë në njërën korsi të Rrugës së Kombit.

Pozicioni i mjetit mund të sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve, veçanërisht në këtë periudhë të sezonit veror, kur aksi drejt Morinit përballet me fluks të lartë lëvizjesh.

Të ngajshme

KRU “Prishtina” për gjendjen e rezervave të ujit: Badoci dhe Batllava janë nën nivelin maksimal

Yllka Gashi

Casemiro: Ëndërroja çdo ditë të luaja me Messin!

Yllka Gashi

Dy viktima dhe 21 raste të reja me HIV, infektologia: Qytetarët ende nuk janë të vetëdijshëm për rrezikun

Yllka Gashi