Telenews

Digjet një vilë në Brezovicë, Policia jep detaje

Një zjarr ka shpërthyer në Brezovicë, ku si pasojë e saj është kapluar një vilë dhe një objekt banimi.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka thënë se nuk raportohet për lëndime në njerëz.

“Sot rreth orës 15:11 kemi pranuar një informatë se në zonën e Brezovicës ka shpërthyer një zjarr, i cili ka përfshirë një vilë dhe një objekt banimi. Lidhur me zjarrin, është njoftuar Njësia e Zjarrfikësve, ndërsa një patrullë policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Nuk raportohet për lëndime në njerëz”, ka thënë Veseli.

Ditëve të fundit, në Kosovë ka pas shumë vatra zjarresh të cilat janë zgjeruar dhe kanë dëmtuar natyrën.

Zjarrfikësit dhe Policia po luftojnë me to për t’i ndaluar.

Të ngajshme

Vrasja në Batincë, vajza e ushtarit kishte refuzuar martesën me të dyshuarin

KushtrimGuraj

Çmimet po “fluturojnë”, inflacioni në qershor arrin në 4.3% – rritje të madhe te kafeja, energjia dhe ushqimet bazë

KushtrimGuraj

S’ka fluks në pikat kufitare

KushtrimGuraj