Telenews

“Digjet” Rusia/ Temperatura mbi kaq gradë Celsius, më e nxehta në 100 vite

Rusia po përjeton motin më të nxehtë në më shumë se një shekull, ku në pjesën më të madhe të vendit temperaturat kanë kaluar 35 gradë.

Në Moskë, ku në dimër I ftohti shkon në minus 40 gradë, vapa përvëluese ka thyer rekordin e vitit 1917 duke arritur në plus 32.7 gradë Celsius.

Sipas qendrës së motit, rekordet u thyen edhe nga brigjet e Paqësorit dhe zonat e egra të Siberisë deri në pjesët evropiane të Rusisë.

Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, I bëri thirrje popullsisë prej rreth 20 milionë banorësh, të jenë të kujdesshëm dhe të mos dalin jashtë në orët e pikut.
‘Gjatë ditës, temperatura e ajrit do ta tejkalojë normën klimatike dhe do të rritet përsëri në 30 gradë”, deklaroi ai.

Autoritetet shpërndanë ujë për pasagjerët në metro dhe trena. Megjithatë situata pritet të ndryshojë komplet të premten, pasi meteorologët nkanë parashikuar stuhi dhe breshër.

Të ngajshme

Osmani: Çdo kapitull i Republikës së Kosovës mbart vulën e SHBA-së

KushtrimGuraj

‘Gjakun e lajm me gjak’, sulmohet shtëpia e italianit që vrau me armë 25-vjeçarin shqiptar

KushtrimGuraj

Nga sot nis mbulimi i policës kufitare për mërgimtarët, mund të merret falas në të gjitha pikat kufitare

Donat Hashani