Telenews

Dikur ëndërronte tu bashkohej, sot Estevao do të tentojë mposht Barcelonën

dikur-enderronte-tu-bashkohej,-sot-estevao-do-te-tentoje-mposht-barcelonen

Barcelona do të përballet me Chelsean në një përballje të zjarrtë në Ligën e Kampionëve, dhe një nga lojtarët që do të jetë në fushë për ekipin anglez është Estevao Willian, i cili dikur ëndërronte të vishej me fanellën Blaugrana.

Skautët e Barcelonës e zbuluan atë kur ishte vetëm 14 vjeç — një djalë kaq i talentuar sa u quajt menjëherë “Messinho”.

Klubi katalanas shpresonte ta sillte në “Camp Nou” kur të rritej, dhe ndjenja ishte reciproke. Estevao ka pranuar hapur se të luante për Barcelonën ishte ëndrra e tij më e madhe.

Dhe ai e thoshte seriozisht. Mjafton të shohësh reagimin e tij kur mori një fanellë të Barcelonës si dhuratë.

Por futbolli ka rrugë të çuditshme. Pas një serie ngjarjesh, Chelsea fitoi garën për nënshkrimin e tij, dhe ylli brazilian tani shkëlqen në Londër.

Sonte, tifozët do të kenë mundësinë të shohin se çfarë mund të tregojë Estevao ndaj klubit që dikur ëndërronte të bashkohej.

– YouTube  www.youtube.com

Të ngajshme

Sa është pasuria e Florentino Perezit, presidentit të Real Madridit?

KushtrimGuraj

FIFA bëhet e butë me dënimin e Ronaldos – portugezi do të luajë ndeshjen e parë në Kupën e Botës

KushtrimGuraj

Mbappe mund të marrë një pezullim të rëndë, e ofendoi gjyqtarin

KushtrimGuraj