Telenews

Dimal Basha si gjithmonë me perlat e tij: Unë edhe Haki Abazi jemi edhe shtetas amerikan

Themelimi i Asociacionit, barrierat, takimi i sotëm në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e protesta e sotme, sërish ishin temë kryesore në “Politiko”.

I ftuar nga partia në pushtet në këtë debat ishte, deputeti Dimal Basha.

I pyetur nga moderatori se a jeni i vetmi në parti kosovaro-amerikan, duke nënkuptuar që ka edhe nënshtetësi amerikane, Basha ka thënë se janë partia më së shumti amerikanë në gjirin e vetë.

“Është edhe Haki Abazi. Për të tjerë s’mund të flas. Jemi partia me më së shumti amerikanë në gjirin e vet”, ka thënë ai.

Tutje, Basha ka komentuar takimin e sotëm në Ambasadën amerikane duke e quajtur si diçka të drejtë.

“Është absolutisht në te drejtën e Ambasadës dhe në shoqëri demokratike që të debatohen temat deri në vdekje, dhe të flitet për çdo temë pa rezervë dhe sigurisht që Ambasada ka filluar një diskutim për këtë çështje.”, ka thënë Basha.

Të ngajshme

Investime miliardëshe në pritje, çfarë sjell Balkan Summit 2026?

Rrezarta Ramaj

Chris Brown dhe Usher anulojnë katër koncerte

Rrezarta Ramaj

Paraqitje fantastike, Partizani U19 kualifikohet tutje në UEFA Youth League

Rrezarta Ramaj