Telenews

Dimal Basha tregon se kush i fiton zgjedhjet në SHBA

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Dimal Basha, ka shprehur besimin e tij se Kamala Harris, kandidate për presidente nga Partia Demokratike, do të dalë fituese në zgjedhjet e presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Basha theksoi se, edhe pse zgjedhjet janë të paparashikueshme, ai beson se Harris do të mund të mundë Donald Trumpin, duke fituar bindshëm.

“Mendoj që këto dy shtete e para që dalin, Karolina e Jugut dhe Gjerogjia, është shumë interesant më i përcjell. Dhe po besoj që në bazë të mungesës që po deklarohen nëpër sondazhe vazhdoj me besu që Kamala Harris do të dal bindshëm fituese”, ka thënë Basha në RTV Dukagjini.

Derisa votimi është në proces, rezultatet fillestare do të fillojnë të dalin gjatë natës.

Të ngajshme

Tensionet në Skenderaj: Kritikë ndaj Kurtit për tubimin politik pas aksidentit tragjik

Erzana Fazliu

Valon Syla pretendon se Kurti shkoi sonte me anti-plumb në Skenderaj

Donat Hashani

Ndërpritet mësimi në shkollën “Dardania” për shkak të dhunës: Prindërit alarmojnë institucionet

Donat Hashani