Telenews

“Dimri” nis nesër për kosovarët: KEDS njofton se rikthen reduktimet në gjithë Kosovën

“Dimri” nis nesër për kosovarët: KEDS njofton se rikthen reduktimet në gjithë Kosovën

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës ka kërkuar nga KEDS që nga nesër të fillojnë kufizimet e energjisë elektrike.

Kështu ka njoftuar KEDS-it përmes një komunikatë për media, të dielën.

“KEDS njofton që ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës. Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumtorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime”, thuhet në njoftim.

Kosova, por edhe shtete të tjera dimrin e kaluar u përballën me krizë energjetike. Por ky dimër është paralajmëruar më i vështirë sa i përket stabilietit energjetik shkak i çrregullimeve të tregjeve ndërkombëtare.

Të ngajshme

Goditen 3 raste të prostitucionit në Tiranë, në pranga 4 persona

Yllka Gashi

“Ishte tekanjoz, kërkonte…” – Grimieri shqiptar tregon detaje nga bashkëpunimi me George Mazonakis: Ishte besimtar…

Yllka Gashi

Testohet bateria e “Volkswagen”-it ID.3, rezultatet janë të pabesueshme

Yllka Gashi