Telenews

“Dinjiteti i veteranit s’është përdhosur asnjëherë si në qeverinë e Kurtit”

“dinjiteti-i-veteranit-s’eshte-perdhosur-asnjehere-si-ne-qeverine-e-kurtit”

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se asnjëherë në asnjë Qeveri nuk është përdhosur dinjiteti i veteranit siç ka ndodhur në Qeverinë Kurti.

Ajo tha se tashmë ka një indinjatë të thellë të këtyre kategorive me Qeverinë Kurti.

Tutje, Deliu-Kodra tha se kandidati për kryeministër nga parti ku bënë pjesë edhe ajo ka premtuar rritje për 50 për qind të pensioneve për këto kategori të dala nga lufta.

“Është fatkeqësi të thuhet se dinjiteti i veteranit, dijetarit të lirisë nuk është përdhosur në asnjë Qeveri siç është përdhosur me qeverisjen e fundit. Veterani që ka dhënë gjithçka të tijën që Kosova të jetë shtet është përbuzur deri në atë mas sa që ju i keni dëgjuar edhe vet përgjimet, ku janë larguar nga paga minimale në diskutimet me Radoiçiqin… Natyrisht se ka një indinjatë të thellë të këtyre kategorive”, ka deklaruar ajo në emisionin “Info Nata“ në Tëvë1.

Të ngajshme

Zhduket 15-vjeçari nga Fushë Kosova, babai kërkon ndihmën e Policisë

KushtrimGuraj

OBSH rrit përpjekjet për të ndaluar përhapjen e virusit Marburg

KushtrimGuraj

Gjilanasi shkel urdhrin mbrojtës dhe i shkon ish të fejuarës te puna, përfundon në ndalim për 48 orë

KushtrimGuraj