Telenews

Diplomon gjenerata e 45-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës

Ka diplomuar të premten gjenerata e 45-të e kadetëve të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në ceremoninë solemne të diplomimit, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha kjo është dëshmi për një sistem korrektues të fuqishëm dhe të drejtë.

Ai tha se 111 kadetët e diplomuar do të jenë garantues të sigurisë dhe rregullit.

Ndërkaq, ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se Shërbimi Korrektues i Kosovës po fuqizohet si rezultat i reformave të ekzekutivit.

Në anën tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, tha se ky institucion është lider në rajon./Telenews.al/

Të ngajshme

Kur ligji ‘shkon në pushim veror’, licenca e zyrtarit të KEK-ut mbetet pezull në KRPP jashtë çdo afati ligjor

KushtrimGuraj

Pritje të gjata në kufi – deri në një orë e gjysmë te Dheu i Bardhë

KushtrimGuraj

Gjashtë punëtorë ndërtimi vdiqën në korrik, institucionet në gjumë

KushtrimGuraj