Telenews

Disa pasagjerë janë lënduar në një aksident treni në Barcelonë

disa-pasagjere-jane-lenduar-ne-nje-aksident-treni-ne-barcelone

Disa pasagjerë u plagosën në një përplasje të dy trenave në një stacion në Barcelonë të mërkurën.

Operatori shtetëror spanjoll Renfe tha se një tren u përplas me një tjetër nga prapa në stacionin Montcada i Reixac rreth orës 7:50 të mëngjesit (06:50 GMT), njoftoi agjencia e lajmeve EFE.

Sipas raportit, disa persona pësuan lëndime të shkallëve të ndryshme.

Të dy trenat qarkullojnë në linjën periferike R4 të Renfe, e cila aktualisht është e mbyllur për trafikun hekurudhor, së bashku me dy linja të tjera, R7 dhe R12.

Kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkakun e aksidentit, thuhet në raport./AA

Të ngajshme

Nis tërheqja më e madhe e automjeteve në historinë e industrisë kineze të automobilave

Yllka Gashi

Çmimi i naftës arrin nivelin më të lartë historik në Zvicër

Yllka Gashi

Gjenerali gjerman: Evropa duhet të përgatitet për luftë në çdo front –

KushtrimGuraj