Telenews

Disa pika vaj ulliri fshijnë njollat dhe kthejnë shkëlqimin: Pakkush e di, por bën çudira

disa-pika-vaj-ulliri-fshijne-njollat-dhe-kthejne-shkelqimin:-pakkush-e-di,-por-ben-cudira

Disa pika vaj ulliri fshijnë njollat dhe kthejnë shkëlqimin: Pakkush e di, por bën çudira

Kur mendojmë për vajin e ullirit, na vjen ndërmend menjëherë kuzhina e shijshme mesdhetare, aroma e domates së freskët dhe ajo pika e artë, e çmuar, në pjatë. Por, çfarë nëse ju themi se ky klasik i kuzhinës nuk duhet të rezervuar vetëm për gatim?

Në qetësinë elegante të ritualeve të përditshme, vaji i ullirit bëhet një hero i heshtur i mirëmbajtjes së shtëpisë, natyral, i sigurt dhe befasueshëm efektiv.

Më shumë se një erëz, shkëlqim natyral për kuzhinën tuaj

Nëse sipërfaqet e pajisjeve tuaja shtëpiake kanë humbur shkëlqimin dhe gjurmët e gishtave apo gërvishtjet e vogla po bëhen gjithnjë e më të dukshme, nuk keni nevojë të shpenzoni për produkte të shtrenjta plot kimikate. Mjafton të hidhni një sy në dollapin e kuzhinës.

Disa pika vaj ulliri dhe një leckë e butë mikrofibre janë të mjaftueshme për t’i kthyer shkëlqimin frigoriferit, furrës, mikrovalës dhe makinës së enëve prej çeliku inox. Me lëvizje rrethore, pa fërkim të fortë, do të hiqni njollat, gjurmët e zbehura dhe papastërtitë. Sipërfaqja do të shkëlqejë, ndërsa shtëpia do të ketë një aromë të pastër dhe të ngrohtë, pa erën e rëndë të kimikateve për pastrim, transmeton Telegrafi.

Mos blini, përdorni atë që keni

Ajo që e bën këtë truk edhe më të mirë është fakti që nuk keni pse të përdorni vaj ulliri ekstra të virgjër e të shtrenjtë. Mjafton edhe ai më i zakonshmi, që ndoshta nuk e preferoni në sallatë për mirëmbajtjen e shtëpisë, efekti është i njëjtë. Kurseni para, mbroni ambientin dhe nuk sillni kimikate aty ku përgatiten ushqimet.

Pse të mos krijoni një rutinë? Sa herë që hapni një shishe të re me vaj, ndani një ose dy minuta për të freskuar sipërfaqet e kuzhinës. Një zakon i vogël që sjell një ndryshim të madh vizual.

AdobeStock

Edhe druri do kujdes

Vaji i ullirit nuk është vetëm për metalin. Ai është i shkëlqyer edhe për kujdesin ndaj drurit, dërrasave për prerje, tasave për sallatë, lugëve të drurit dhe veglave të tjera kuzhine prej materialeve natyrale. Pasi t’i lani dhe t’i thani me dorë, mjafton t’i lyeni lehtë me vaj ulliri, t’i lini pesë minuta dhe më pas të fshini vajin e tepërt. Kështu, druri do të qëndrojë i ushqyer, rezistent ndaj tharjes, çarjes dhe ndryshimit të ngjyrës, ndërsa ju do t’i zgjasni jetën ndihmësve tuaj të preferuar të kuzhinës.

Më pak produkte, më shumë shpirt

Në një botë të mbushur me produkte pastrimi, është bukur të kthehesh tek zgjidhjet e thjeshta. Vaji i ullirit na kujton se ajo që përdorim për kujdesin ndaj trupit, mund të kujdeset edhe për hapësirën ku jetojmë. E thjeshtë, efektive dhe me një aromë të njohur.

Prandaj, herën tjetër kur t’i hidhni shije sallatës, kujtohuni se e njëjta shishe mund t’i japë shije edhe atmosferës së shtëpisë suaj, me një shkëlqim diskret dhe freski që nuk vjen nga plastika dhe parfumet sintetike, por nga vetë natyra.

Të ngajshme

E vërteta rreth vlerave ushqyese të qumështit dhe produkteve tjera natyrale

KushtrimGuraj

Shatri: Lista e pritjes është reduktuar, deri në janar do të jetë konform me vendet e rajonit

Donat Hashani

Era e fortë e klorit në pishinë? Kujdes – kjo nuk do të thotë ujë i pastër!

Valjeta Turkaj