Telenews

Disa të vdekur| Stuhia e pluhurit në Illionis të SHBA-së shkakton mbi 50 aksidente trafiku

Shumë viktima janë raportuar pasi një stuhi pluhuri shkaktoi përplasjen e të paktën 40 deri në 60 makinave përgjatë një autostrade kryesore në Illinois të hënën.

Kapiteni i Policisë së Shtetit të Illinois, Ryan Starrick tha se të paktën “40 deri në 60 makina pasagjerësh” u përfshinë në aksidente dhe ata kanë raporte për “vdekje të shumta” dhe më shumë se 30 persona të shtruar në spital.

Të paktën dy gjysmë kamionë morën flakë në përplasje, sipas Starrick, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

“Autostrada 55 në qarqet jugore të Sangamon dhe në qarqet veriore të Montgomery-t mbetet e mbyllur në të dy drejtimet për shkak të përplasjeve të shumta të shkaktuara nga një stuhi pluhuri, e cila ka ulur ndjeshëm dukshmërinë”, tha Departamenti i Transportit i shtetit në një postim në Twitter.

Të ngajshme

Deri në 3 orë pritjet në dalje të Merdarës

Valjeta Turkaj

Papa Leo bën thirrje për agjërim dhe lutje të premten për paqen në Ukrainë

Valjeta Turkaj

Putin propozon për takim Moskën, kjo është përgjigja e Zelenskyt

Donat Hashani