Telenews

Dita e alfabetit shqiptar, Haradinaj: Përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve

Sot shënohet Dita e Alfabetit Shqiptar, që rikujton Kongresin e Manastirit, moment kyç në unifikimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar.

Lidhur me këtë ditë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar Kongresin e Manastirit si një pikë kthese historike për shqiptarët.

“Kongresi i Manastirit ishte shtylla e një fillimi të rëndësishëm në identitetin shqiptar. Gjuha shqipe u bë ura e unifikimit të kombit, ndërsa alfabeti ynë përcaktoi orientimin perëndimor të shqiptarëve.

Kthesa historike që vendosën intelektualët dhe patriotët e asaj kohe mbetet sot themeli i vizionit tonë për një Komb të bashkuar, të palëkundur drejt vlerave euroatlantike”, ka shkruar Haradinaj.

Të ngajshme

Finlanda shpall paketën e 34-t të mbështetjes së mbrojtjes për Ukrainën

Yllka Gashi

Pensionohet prokurorja Laura Pula

Yllka Gashi

Granit Xhaka: Sunderlandi e meriton të jetë këtu, Europa League është një tjetër sfidë

Yllka Gashi