Telenews

Dita e ndeshjeve: Superliga e Kosovës mbyll xhiron e 33-të me dy super përballje

Sot (e enjte) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet e fundit të vlefshme për xhiron e 33-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Xhiro e 33-të fillojë me ndeshje të martën, vazhdoi të mërkurën dhe tani radhën e kanë dy ndeshjet e fundit të zhvillohen gjatë ditës së sotme.

Ndeshja më e fortë e ditës padyshim se është ajo në mes të kampionit të shpallur të këtij sezonit, Dritës dhe rivalit më të madh të tyre, Ballkanit, e cila do të zhvillohet në stadiumin me bari artificial në Suharekë.

Megjithatë, për nga rëndësia ia kalon ndeshja tjetër, mes Llapit dhe Ferizajt që pritet të zhvillohet në ‘Zahir Pajaziti’, me vendasit që duan tri pikët për t’i ikur zonës së barazhit dhe me mysafirët që me tri pikë do të kapnin vendin e tretë që i dërgon në Evropë.

Të dy ndeshjet është paraparë të fillojnë nga ora 15:00.

Të ngajshme

Slavia dhe Bodo/Glimt barazojnë në një ndeshje spektakolare – Olympiacos nuk fiton ndaj Pafos

KushtrimGuraj

Trent Alexander-Arnold u lëndua rëndë: Ai do të humbasë tetë ndeshje, përfshirë El Clasicon

KushtrimGuraj

Tabela pas 4 xhirove në Superligën e Kosovës në Futboll

Donat Hashani