1 janari i 2024-tës i dha fund pritjes disavjeçare të liberalizimit të vizave. Ndërrimi i moteve solli edhe mundësinë që qytetarët të udhëtojnë pa viza drejt zonës Schengen.
Edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në ditën e parë pa viza vërehet një fluks i udhëtarëve.
Në një përgjigje për Klankosova.tv zëdhënësja e ANP-së Valentina Gara, tha se gjithsejt për këtë ditë janë planifikuar të realizohen 65 fluturime.
“Arritje 33, nisje 32”, tha Gara.
Sipas të dhënave të aeroportit, shumica e fluturimve nga Prishtina realizohen drejt Evropës, përpos tre prej tyre, dy në Turqi dhe një në Angli (Londër).
Sot, në ora 8:00 është realizuar fluturimi i parë pa viza drejt Austrisë.
Fluturimet e planifikuara mund t’i gjeni KËTU