Telenews

Dita Ndërkombëtare e Gruas: Në Kosovë sot u mbajt marsh kundër vrasjes së grave

Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në Pallatin e Drejtësisë është organizuar marsh kundër vrasjes së grave.
Dhjetëra protestues mbanin në duar pankarta me sloganet:
“Edhe sa thirrje të humbura”,
Vrasja e Grave është urgjencë kombëtarë”,
Pse fuqia e zanit tem është më e pa rëndësime se aktet abuzuese”.
Ndërkaq, Adelina Tershani nga Rrjeti i Grupit të Grave, deklaroi se po protestojnë ngase vrasja e grave në Kosovë nuk po trajtohet seriozisht nga drejtësia.
Edhe Agjencia për Barazi Gjinore ka organizuar ngjarjen me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”.
Në këtë ngjarje prezent ishin edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.
Osmani ka uruar që fjalët “gratë” dhe “vajzat” të jenë sinonim i ngadhënjimit dhe suksesit.  Ajo ka përmendur edhe rastet e dhunës në familje dhe papunësinë e lartë.
Ndërkaq Kurti tha se organizimi i përbashkët institucional është e vetmja alternativë. Sipas tij, barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore.

Të ngajshme

Avokati i Krasniqit: Prokuroria përzgjodhi fragmente që i shkojnë për shtati teorisë së saj

Valjeta Turkaj

Vizita e Ramës në Kosovë, Berisha: Shkaku pse ish-luftëtarët e UÇK-së po gjykohen në Hagë janë pazaret e tij në Beograd

Rrezarta Ramaj

Shaqiri ia pamundëson fitoren Baselit, Saipi i pret penalltinë

Rrezarta Ramaj