Dy ditë para mbajtjes së seancës Konstituive të Legjislaturës së nëntë, vahzdon amullia rreth numrave të nevojshëm, fillimisht për të konstituar Kuvendin e më pas për të kaluar tek qeveria.
Ndonëse koha nuk ka shumë nga parita fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdon heshtja për të treguar se a i kanë siguruar 61 votat e nevojshme.
Deputeti i zgjedhur nga radhët e Guxo, pjesë e listës së LVV-së, Haxhi Avdyli, pa dhënë detaje se me kë e kur, ka thënë se qeveria e ardhshme do të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje.
Avdyli tutje ka thënë se vetëm Serbia është e interesuar vakum institucional.
“Serbia është shumë e interesuar për destabilizimin e situatës në Kosovë. Është e interesuar për krijimin e vakumeve institucionale. Është e interesuar për udhëheqësi të dobët në Kosovë që të rrisë interesin ekonomik dhe politik. Gjithsesi, ne i dimë qëllimet e Serbisë dhe mendoj se në këtë drejtim ne jemi një hap para tyre. Nuk besoj se Serbia do të mund të arrijë qëllimin në bllokimin e krijimit të institucioneve dhe krijimin e krizës institucionale. Ndërsa, për partitë e pakicave jo serbe mendoj se kanë qenë akterë pozitivë edhe në historinë e Kosovës dhe qeveritë e kaluara dhe qeverinë Kurti 2″, ka theksuar Haxhi Avdyli – Depuetet i GUXO.
Ndërkohë, skeptikë për konstituimin e insitutucioneve shprehet edhe një deputet i Partisë Demokratike të Kosovës.
“Shpresoj që në seancen e Kuvendit të Kosoves të zgjedhim Kryesinë e Kuvendit, pra Kryetarin dhe Nënkryetarët e Kuvendit edhe pse kjo varet shumë se a do të ketë propozim për Kryetarë të Kuvendit nga VV-ja. Sa i përket Qeverisë jam i sigurt që nuk do të ketë ndonjë zhvillim për shkak se partia që ka më së shumti ulëse në Kuvend nuk i ka votat e mjaftueshme dhe nuk do ti ketë për zgjedhjen e Qeverisë”, ka deklaruar Rashit Qalaj – Deputet i PDK-së.
Vec politikanëve, shumë skeptik janë edhe njohësit e zhvillimeve poltike në vend.
Politologu, Artan Muhaxhiri thotë se pas refuzimit të LDK-së për konsulta për formimin e qeverisë së re, LVV-ja ka vetëm një rrugë për qndruar në pushtet.
Muhaxhiri: VV nuk ka dhënë asnjë indikacion se e ka shumicën parlamentare
“S’ka koalicion dhe s’ka një dëshmi se kryeministri Kurti i ka 61 deputetë. Mirëpo, opsioni i vetëm është që t’i arrijë këto vota me Nismën. Me PDK-në, LDK-në dhe AAK-në, i ka shembur urat e bashkëpunimit, prandaj nëse eventualisht formohet qeveria të martën, atëherë kjo do të bëhet vetëm me një koalicion të LVV-së dhe Nismës dhe pakicës. Por ekziston mundësia që njëherë të zgjidhet kryeparlamentari dhe pastaj të shfrytëzohet hapësira e nevojshme nëse kryeministri Kurti ka nevojë për të… “, ka deklaruar ai.
Lëvizja Vetëvendosje e cila ka 48 deputetë, konsultime ka kryer vetëm me deputetët e komuniteteve joserbe.
Por, jo nga të gjithë ka marrë pëkrhaje. Një gjë e tillë i ka ndodhur me rastin e deputeteës se zgjedhur nga komuniteti boshnjak Duda Balje që ka kërkuar formimin e një komune të re boshnjake në Kosovë.