Telenews

DJ Gimbo vjen me remixin e këngës “DJ” të Rezarta Shkurtës, krah Selinit

DJ Gimbo sjellë remixin e këngës ikonike “DJ” të Rezarta Shkurtës, një prej hiteve më të njohura të muzikës sonë të para 20 viteve.

Ky version i ri vjen totalisht i rimenduar me ritme moderne dhe i përshtatur me rrymat e sotme.

Vëmendjen e madhe në këtë projekt e merr videoklipi; përveçse DJ Gimbo shfaqet krah partneres së tij, Selin, surprizë e këtij klipi është edhe vetë Rezarta Shkurta, e cila është bërë pjesë e videove.

Ajo nuk këndon, por vjen si imazh duke e shoqëruar gjatë klipit, gjë që i shton shumë kimi dhe estetikë të bukur projektit në ekran.

Ky remix sjell plot nostalgji nga e kaluara, por me një energji krejtësisht të re.

Me një ritëm që pritet të dëgjohet kudo dhe një dyshe shumë simpatike në video, kjo është padyshim një këngë që nuk duhet t’ju ikë!

Të ngajshme

Protesta në Tiranë, fëmija 6-vjeçar humbi mes qytetarëve

Blearta

Ekskluzive: Aeroporti i Vlorës kthehet në menaxhimin e Valon Ademit

Blearta

Mbi gjysmë miliard euro tatime të mbledhura për vetëm 5 muaj

Blearta