Telenews

Djali i Thaçit: Gjyshi na mësoi se bashkimi është çelësi i fitoreve, personifikimi i bashkimit janë krerët e UÇK-së

Djali i ish presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, ka marrë fjalën në mbledhjen komemorative që po mbahet për nder të gjyshit të tij, Haxhi Thaçit, i cili do të varroset sot.

Endriti tha se gjyshi i tij i ndjerë i ka mësuar se bashkimi është çelësi i çdo fitoreje, duke shtuar se personifikimi i këtij bashkimi janë krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë, babai i tij, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

I emocionuar, ai tha se duhet të ndiqet shembulli i tyre që të bashkohemi për fitoren e radhës mbi padrejtësinë.

“Për ne, gjyshi ishte kështjellë e pathyeshme e urtësisë dhe dashurisë. Ai na mësoi se bashkimi është çelësi i çdo fitoreje dhe personifikimi i këtij bashkimi janë krerët e UÇK-së në Hagë. Ta ndjekim shembullin e tyre për t’u bashkuar sërish për fitoren e radhës mbi padrejtësinë. Ju faleminderit të gjithëve që keni mbështetur familjen tonë, familjen e axhit Kadri, të bacit Jakup dhe axhit Rexhë dhe familjet e të gjithë atyre që po mbahen në Hagë.”

Të ngajshme

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës: Fermerët rrezikojnë falimentimin për shkak të vonesave në pagesa

Yllka Gashi

Kuvendi i Prishtinës miraton buxhetin 2027 prej 161 milionë eurosh

Yllka Gashi

Gjykata miraton dëgjimin e dëshmitarëve të propozuar nga mbrojtja në rastin e Ibër-Lepencit

Yllka Gashi