Telenews

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën? Publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

djali-i-trump-nuk-e-njeh-kosoven?-publikon-harten-ku-kosova-shfaqet-si-pjese-e-serbise

Djali i presidentit amerikan Donald Trump, duket se nuk e njeh Kosovën si shtet, edhe pse vendi që udhëheq i ati pati rol kyç në shpalljen e pavarësisë.

Në podcastin e zhvilluar me presidentin Aleksandër Vuçiç, Donald Trump Jr. ka publikuar një hartë, ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë, gjë që sigurisht nuk u ka shpëtuar mediave në Serbi e Rusi.

Ato e shohin lëvizjen si një kthesë të politikës amerikane dhe garanci se autoritetet serbe do të kenë më shumë mirëkuptim në Shtëpinë e Bardhë kur është fjala për çështjen e Kosovës. Vuçiç i tha djalit të presidentit amerikan se si i kujton rregullisht zyrtarëve evropianë se ligji ndërkombëtar, të cilit ata i referohen kur flasin për konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, nuk zbatohet për Serbinë dhe integritetin e saj territorial. (A2 Televizion)

Të ngajshme

Hasani: Afro 1 milion protestues në Beograd – situata mund të eskalojë

Donat Hashani

LDK në Gjilan sot mban konferencë për media

Donat Hashani

Temperaturat sot mund t’ju duken të pabesueshme, por ndryshojnë shpejt

Donat Hashani