Telenews

Djali rrah babanë dhe kapet me drogë në Pejë

Një incident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e së hënës në qytetin e Pejës, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Burime të sigurta  bëjnë me dije se gjithçka ka ndodhur rreth orës 09:00 në rrugën “Qerim Muriqi”, ku është arrestuar 32-vjeçari D. K., nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, F. K., 60 vjeç.

I dyshuari, i cili ishte në gjendje të dehur (0.75 promil), gjatë kontrollit nga patrulla policore është kapur me dy qese marihuanë, një mulli për bluarjen e saj dhe letra për mbështjellje.

Po ashtu, hetimet kanë zbuluar se ai kishte dëmtuar murin e banesës dhe derën e dhomës së gjumit të viktimës.

I dyshuari është arrestuar menjëherë dhe pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar hetim për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge.”

Hetimet për rastin janë duke vazhduar.

Të ngajshme

Edi Rama ironizon me Gjykatën Speciale, rikthen videon e Agim Idrizit

KushtrimGuraj

“S’dihet a ka fitu Dejona”-Arifi: Çeku në Prishtinë do kontrollohej nga Dejona Mihali

KushtrimGuraj

Rama: Xhamia e madhe në Prishtinë do ta ketë sheshin modern

KushtrimGuraj