Telenews

Djali sulmon fizikisht babain në Gjakovë

Një person i diagnostifikuar me depresion, ka sulmuar fizikisht babain e tij  pasi i njëjti ka tentuar t’i jep terapinë.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në Gjakovë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se e kishte goditur fizikisht babanë e tij viktimën mashkull kosovar i cili kishte tentuar t’i japë terapinë të dyshuarit për shkak se ai vuan nga depresioni”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje, policia thotë se i dyshuari ka refuzuar këshillat dhe trajtimin e mjekut dhe ndaj tij prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48-orë.
“I dyshuari ka refuzuar këshillat dhe trajtimin e mjekut, ndaj të cilit me vendim prokurori ka caktuar masën e ndalimit për 48-orë”.

Të ngajshme

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj