Telenews

Dje u zgjodh Nënkryetar i Gjykatës, sot e liroi Pantiqin

Prokurori special Afrim Shefkiu kërkoi zbutjen e masës së sigurisë ndaj ish-policit Dejan Pantiq dhe kjo u aprovua me vendim të gjyqtarit te procedurës paraprake Mentor Bajraktari. Ky i fundit të martën u zgjodh nënkryetar i Gjykatës Themelore të Prishtinës. Të dy e habitën kryeministrin Kurti se si një i dyshuar për terrorizëm mund të lihet në arrest shtëpiak.

Ish-zyrtari policor serb, Dejan Pantiq, është arrestuar më 10 dhjetor në pikëkalimin kufitar në Jarinjë në veri të Kosovës. Por, Pantiq nuk e vuajti paraburgimin në burg, ai gjatë gjithë kohës qëndroi në veri dhe për shkak të tij u ngritën mbi 10-të barrikada atje. Përkundër tensionve që shkaktoi, Pantiqit sot iu zbutë masa e sigurisë.

Në aktvendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës, theksohet se Pantiqit iu zëvendësua paraburgimi me arrest shtëpiak deri më datën 9 janar 2023.Me këtë vendim, urdhërohet Policia e Kosovës që ta marrin Pantiqin nga Jarinja dhe ta dërgojnë në shtëpinë e tij.

Por, kryeministri i vendit Albin Kurti u shpreh i habitur me vendimin e gjykatës për Pantiqin.

“Mirëpo kur kemi akuzë për terrorizëm të dërgohesh në arrest shtëpiak.. , unë jam shumë kureshtar ta marr vesh se cili është ai prokuror që kërkon arrest shtëpiak e cili është  ai gjyqtar  i procedurës paraprake që e aprovon”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

 

Të ngajshme

Trump: Po e konsideroj seriozisht largimin nga NATO-ja

Valjeta Turkaj

Punëtorët e “Ekoregjionit” në Suharekë në grevë për shkak të pagave

Valjeta Turkaj

The New York Time: I thyhet zemra Kosovës në shtëpinë e saj

Valjeta Turkaj