Telenews

Djegia e kamionit në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep detaje

Një kamion është përfshirë nga flakët në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka konfirmuar rastin.

Sipas Bytyqit, nga ky rast një qytetare ka kërkuar ndihmën e Ekipit të Urgjencës pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar.

“Me datën 08.04.2026, rreth orës 12:25, Policia ka pranuar informatën se një kamion është përfshirë nga zjarri në relacionin Suharekë–Duhel (në autostradë). Radiobaza ka njoftuar Stacionin Policor në Suharekë për të dërguar zjarrfikësit, si dhe një patrullë policore në vendin e ngjarjes. Për incidentin është informuar edhe njësiti patrullues i autostradës. Lidhur me rastin, një qytetare ka kërkuar edhe ndihmën e Ekipit të Urgjencës, pasi ngasësi i kamionit dhe një pasagjer, megjithëse nuk kanë pësuar lëndime, janë në gjendje të shqetësuar. Stacioni Policor është njoftuar që të orientojë Ekipin e Urgjencës drejt vendngjarjes”.

Të ngajshme

Punëtorët e ARPL pa paga, sqaron MMPH: Ka ndodhur për shkak të një gabimi teknik nga Ministria e Financave

Valjeta Turkaj

Shijoni Pranverën në FAFA RESORT & SPA pushimet tuaja ideale

Valjeta Turkaj

Kurti nga veriu: Unë nuk jam mbi ligjin, koha para qeverisë sonë s’ka qenë normale

Valjeta Turkaj