Telenews

Djegia e kontejnerëve në kryeqytet, “Pastrimi” bën thirrje për kujdes në trajtimin e mbeturinave

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” në kryeqytet u ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të kenë kujdes në trajtimin e mbeturinave, pasi shumë shpesh kontejnerët po digjen në këtë rajon.

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi” shprehet se dëmtimi ose djegia e kontejnerëve në sezonin e dimrit, jo vetëm që dëmton asetet publike, por po ashtu ndotë ambientin dhe ajrin.

“Dukuria e djegies së kontejnerëve nuk ka të ndalur në kryeqytet dhe gjitha njësitë operative ku Kompania Regjionale e Mbeturinave “Pastrimi”, Sh.A, kryen grumbullimin dhe largimin e mbeturinave. Dëmtimi i kontejnerëve dhe sidomos djegia e tyre në sezonin e dimrit, jo vetëm që dëmton asetet publike, por edhe ndotë ambientin dhe ajrin në të cilin ne jetojmë”, thuhet në një njoftim të kësaj kompanie.

“Ju bëjmë thirrje gjithë qytetarëve të jenë të kujdesshëm në trajtimin e mbeturinave me mbetje të hirit, po ashtu edhe bizneseve, veçanërisht bizneseve të gastronomisë që të ruajnë kontejnerët sepse vetëm në këtë mënyrë vetëm së bashku mund ta ruajmë dhe ta mbrojmë ambientin”.

Të ngajshme

Qytetarit i thyhet vetura në pikë të ditës në Mazgit (PAMJE)

Donat Hashani

Abdixhiku fton Kurtin t’i dalë përballë në debat televiziv: Të ballafaqohemi për katër vitet e tij dhe katër të mijat

Donat Hashani

Abdixhiku kërkon votën e mërgatës për LDK-në

Donat Hashani