Telenews

Djegia e veturës së hetuesit serb në Veri, Prokuroria: Dyshohet për djegie të qëllimshme

 

 

Mëngjesin e sotëm, një polici hetues serb në Mitrovicën e Veriut i është djegur vetura.

Lajmin për Express e konfirmoi zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Ai tha së vetura është djegur tërësisht dhe se njësitet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Elshani shtoi se Policia po punon për t’i zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje.

Lidhur me rastin është deklaruar Prokuroria Themelore në Mitrovicë.

Zëdhënësi i kësaj Prokurorie, Valon Preteni, i tha Gazetës Express se dyshohet që të ketë qenë djegie e qëllimshme.

“Dyshohet që është djegie e qëllimshme, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, dhe ka urdhëruar që të iniciohet rast për veprën penale “Zjarrëvënia”, në bashkëpunim me policinë janë duke u ndërmarrë veprime hetimore që të zbulohen kryerësit”, tha Preteni për Express.

Mediumi në gjuhën serbe “KoSSev” ka publikuar fotografitë nga vendi i ngjarjes.

 

source

Të ngajshme

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Ish-ministri Lleshaj: E besoj që ka shërbime të huaja, protestuesit të ruhen nga të infiltruarit

Rrezarta Ramaj