Skuadra e Chelseat mposhti 3:0 Barcelonën, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Champions League.
Estevao, i cili shënoi një gol të bukur – mori vëmendje të madhe pas paraqitjes fantastike në “Stamford Bridge”, shkruan Indeksonline
Trajneri i Bluve të Londrës, Enzo Maresca – u shpreh i lumtur me paraqitjen e sulmuesit anësor brazilian.
Madje bëri një krahasim mes tij dhe Lamine Yamalit.
🗣️ “It has been a fantastic night for the players, for the club, for the fans… As Raphinha said, Estêvão and Yamal will probably be the next Messi & Ronaldo.”
Enzo Maresca reacts to @ChelseaFC‘s emphatic 3-0 victory over Barcelona.
🎤 @CarrieBrownTV#beINUCL #CFC #UCL pic.twitter.com/VCcYpmlEZP
— beIN SPORTS (@beINSPORTS_EN) November 25, 2025
“Ka qenë një natë fantastike për lojtarët, për klubin, për tifozët. Siç tha Raphinha, Estevao dhe Lamine Yamal ndoshta mund të jenë Messi dhe Ronaldo i ardhshëm”, u shpreh Maresca
Kujtojmë që të dy janë nga 18-vjeçar, por mbrëmë Estevao e fitoi duelin, pasi bëri paraqitje fantastike përkundër Lamine Yamalit.

