Telenews

“Do ta shqyrtojmë javën tjetër”, Krasniqi fton LDK-në e AAK-në për shpërndarjen e Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, i ka bërë thirrje LDK-së dhe AAK-së për të diskutuar për shpërndarjen e Kuvendit, si hap drejt krijimit të një qeverie të re.

Krasniqi ka deklaruar se do të shqyrtojnë mundësinë e këtij procesi në javën e ardhshme.

“Pajtohem me Hardinajn [kreun e AAK-së] që Qeveria e Kurtit është e keqja edhe gabimet e dështimet e vendit, dhe kjo është arsyeja se pse dua ta shkurtoj më shpejt për me kriju një qeveri të re, që mos me qenë kryeministër Kurti por Bedri Hamza. Nëse ky është qëllimi ynë i përbashkët, veç një rrugë na ka mbet për me realizu shpejt, është shpërndarja e Kuvendit, dhe për këtë arsye po i ftoj kolegët e mi nga LDK e AAK që ta bëjmë këtë punë bashkërisht”, ka deklaruar Krasniqi në “Debat Plus”.

“Kushdo le ta bën mocionin, po dalim dhe po e qojmë dorën… Do ta shqyrtoj për javën e ardhshme, nëse ka dështim e s’ka vota që e mundojnë një gjë të tillë, ajo i bie të bësh pak show, e nuk jam për këtë, jam për me i shfrytëzu zgjedhjet si mjet që arrin qëllimin e ndryshimit të qeverisë dhe që e sjellin Bedri Hamzën si kryeministër”, ka thënë tutje Krasniqi.

source

Të ngajshme

Dortmundi barazon me Sportingun, kualifikohet në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve

Erzana Fazliu

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Donat Hashani

Bekim Jashari emocionon në ditëlindjen e Hamzës, zbulon se kë e kishte idol

Erzana Fazliu