Telenews

Dodik: Më ruajnë policët dhe forca speciale të trajnuara mirë

Presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, tha se nuk do të rekomandonte askënd që të përpiqet ta arrestojë atë sepse po mbrohet nga policia e Republikës Sërpska dhe forcat speciale të trajnuara mirë.

“Unë besoj se ata nuk mund të më arrestojnë. Sipas kushtetutës, jam i mbrojtur nga policia e Republikës Sërpska dhe forcat speciale të trajnuara mirë, që u shpërblyen së fundmi në një konkurs të madh ndërkombëtar në Dubai”, i tha Dodik të përjavshmes zvicerane “Weltwoche “, raporton N1, transmeton Klan Kosova.

Ai theksoi se bëhej fjalë për forcat speciale besnike të Republikës Sërpska.

“Kjo është arsyeja pse unë nuk do t’i rekomandoja askujt nga Sarajeva ta provonte. Ne do të mbrohemi” shtoi Dodik.

Dodiku është objektiv i një urdhër-arresti mbi akuzat për kërkim të shkëputjes dhe shkelje të kushtetutës.

Prokurorët boshnjakë kanë lëshuar urdhër ndërkombëtar për arrestimin e tij.

Të ngajshme

Sot seanca – Çitaku ka një mesazh për Kurtin

Donat Hashani

Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë

Donat Hashani

Kuvendi sot përsëri në tentim për tu konstituar

Donat Hashani