Telenews

Dodik: Nuk mund të më arrestojnë, më ruajnë policët dhe forca speciale të trajnuara mirë

dodik:-nuk-mund-te-me-arrestojne,-me-ruajne-policet-dhe-forca-speciale-te-trajnuara-mire

I arratisuri nga BeH, presidenti i Republikës Sërpska, Milorad Dodik, tha se nuk do të rekomandonte askënd që të përpiqet ta arrestojë atë sepse po mbrohet nga policia e Republikës Sërpska dhe forcat speciale të trajnuara mirë.

“Unë jam i mbrojtur nga kushtetuta. Policia e RS dhe forcat tona speciale qëndrojnë pas meje. Ata nuk janë vetëm profesionistë, por edhe njerëz që besojnë sinqerisht se duke më persekutuar mua, në të vërtetë po kryhet një sulm ndaj Republika Srpska,” tha Dodik.

Ai theksoi se bëhej fjalë për forcat speciale besnike të Republikës Sërpska.

“Kjo është arsyeja pse unë nuk do t’i rekomandoja askujt nga Sarajeva ta provonte. Ne do të mbrohemi”, shtoi Dodik.

The post Dodik: Nuk mund të më arrestojnë, më ruajnë policët dhe forca speciale të trajnuara mirë first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.

Të ngajshme

Sot seanca – Çitaku ka një mesazh për Kurtin

Donat Hashani

Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë

Donat Hashani

Kuvendi sot përsëri në tentim për tu konstituar

Donat Hashani