Telenews

Dogana aksion në një barnatore të Pejës, konfiskon mbi 200 lloje të ndryshme të barnave

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë realizuar një kontroll në një barnatore në Pejë, nën dyshimin për posedim të barnave të kontrabanduara.

Në njoftimin e bërë nga Dogana e Kosovës thuhet se gjatë kontrollit, në një hapësirë të fshehur brenda objektit, janë gjetur produkte farmaceutike pa banderola, të cilat dyshohet se janë futur në treg në mënyrë të paligjshme.

Si rezultat i këtij operacioni, janë konfiskuar 207 lloje të ndryshme të barnave, në një sasi totale prej 738 copë.

“Dogana e Kosovës vazhdon të jetë e përkushtuar në luftën kundër kontrabandës dhe në mbrojtjen e shëndetit publik, duke ndërmarrë masa të rrepta ndaj të gjithë atyre që shkelin ligjin dhe vënë në rrezik sigurinë e qytetarëve”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Tutje, Dogana ka ftuar qytetarët të bashkëpunojnë me institucionet duke raportuar çdo aktivitet të dyshimtë përmes linjës së besimit 0800 50 095, e cila është pa pagesë dhe garanton anonimatin e raportuesve.

https://www.facebook.com/watch/?v=1703860133677947&t=1

 

Të ngajshme

Fundjavë e nxehtë në Kosovë, maksimalet arrijnë deri në 35°C

Erzana Fazliu

Ngjarjet e datës 19 korrik

Erzana Fazliu

Sllovenia legalizon vdekjen e asistuar

Erzana Fazliu