Telenews

Dogana e Kosovës zbulon produkte dentare të padeklaruara në Aeroportin e Prishtinës

Dogana e Kosovës ka njoftuar se më 19 prill 2026, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, është zbuluar një sasi produktesh dentare të padeklaruara dhe pa licencë për import.

Sipas njoftimit, një udhëtar i përzgjedhur për kontroll shtesë pas kalimit në kanalin e gjelbër iu nënshtrua verifikimit të detajuar nga zyrtarët doganorë të aeroportit, në bashkëpunim me njësinë antikontrabandë.

Gjatë kontrollit të bagazhit, u gjetën produkte dentare që nuk ishin deklaruar dhe nuk posedonin dokumentacionin e nevojshëm për import.

Dogana bëri të ditur se, bazuar në Kodin Doganor Nr. 08/L-247, importi i mallrave pa dokumentacion dhe licencim përbën kundërvajtje, e cila mund të pasohet me masa administrative, përfshirë konfiskimin e mallrave, gjoba dhe procedura të tjera ligjore.

Institucioni theksoi se mbetet i përkushtuar në mbrojtjen e shëndetit publik dhe në luftën kundër tregtisë së jashtëligjshme, përmes masave të rrepta për parandalimin e importit të mallrave që rrezikojnë sigurinë e konsumatorëve dhe konkurrencën e ndershme në treg.

Të ngajshme

Meta kërkon lirinë, i drejtohet sërish GJKKO-së

Valjeta Turkaj

Investimi që kthehet në cilësi jete Drenasi Residence

Valjeta Turkaj

Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren

Valjeta Turkaj