Telenews

Dogana kap 1 kilogram kanabis, ishte nisur me postë nga Amerika

Dogana e Kosovës ka njoftuar dje se gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga ShBA-të, në një pako është hasur substancë narkotike kanabis sativa me peshë neto 1 kilogram

Në njoftim bëhet e ditur se në lidhje me rastin është lajmëruar policia dhe është identifikuar pranuesi i pakos, i cili është ndaluar nga policia.

“Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike. Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili është ndaluar”, thuhet në njoftimin e doganës.

Të ngajshme

Sot votohet në Kosovë: Mbi 1.9 milion qytetarë me të drejtë vote

KushtrimGuraj

Horoskopi Ditor – E Diel, 7 Qershor 2026

Rrezarta Ramaj

“Nuk e pranove as armën e as uniformën e UÇK-së”-Lushtaku me deklaratë të fortë ndaj Kurtit

Blearta