Telenews

Dogana konfiskon 28 mijë cigare në Aeroport

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka konfiskuar 144 boksa cigaresh, të cilat i kishte hasur në bagazhin e një udhëtari të dielën në Aeroportin e Prishtinës.

Siç thuhet në njoftim të Doganës, personi i ndaluar ishte shtetas shqiptar dhe ishte udhëtar me fluturimin Prishtinë-Londër. Rasti ka ndodhur në mëngjes.

“Gjatë kontrollit të bagazheve të tij, të realizuar përmes skanimit dhe në prani të tij, është zbuluar mall i padeklaruar – konkretisht, sasi e konsiderueshme e cigareve me banderola të Shqipërisë dhe RKS-së, si më poshtë:  Totali: 28,800 copë cigare (144 boksa)”, thuhet në njoftim.

Malli është ndaluar dhe rasti po trajtohet si kundërvajtje doganore. Mallrat janë konfiskuar.

Të ngajshme

Konfirmohet aktakuza ndaj Naim Murselit dhe të akuzuarve tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt

Valjeta Turkaj

Sot varroset 22-vjeçarja shqiptare e cila u vra nga i dashuri në Itali

Valjeta Turkaj

Trump i vendos tarifa ishujve ku jetojnë vetëm pinguinë dhe foka

Valjeta Turkaj