Telenews

Dogana sekuestron 41 telefona të padeklaruar në Prishtinë

Njësitë e Doganës së Kosovës kanë sekuestruar 41 pajisje të reja elektronike gjatë një kontrolli në një subjekt ekonomik në Prishtinë.

Gjatë kontrollit, në bodrumin e objektit është gjetur një kasafortë e mbuluar me pako, në të cilën janë zbuluar telefona të rinj të padeklaruar.

Sipas një postimi në Facebook, në total janë konfiskuar 19 telefona Samsung Galaxy A26 5G, 21 telefona Samsung Galaxy A16, dhe një tablet Samsung Galaxy Tab A9+ 5G. Subjekti nuk ka ofruar dokumentacion që vërteton origjinën e mallit.

Dogana njoftoi se “sekuestrimi është kryer në përputhje me procedurat ligjore, duke u plotësuar dokumentacioni përkatës.

Të ngajshme

Rrezik në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë, kabllot elektrike të rëna në tokë

Valjeta Turkaj

Lista Serbe “kampion” për shkelje e gjoba gjatë fushatës

Valjeta Turkaj

Gjashtë të arrestuar pas një përleshjeje në Viti, në vendngjarje konfiskohet drogë

Valjeta Turkaj