Telenews

Doktorët tregojnë dy nga ushqimet më kancerogjene për të rinjtë

keto-ushqime-ju-bejne-edhe-me-te-uritur

Onkologët në mbarë botën janë alarmuar nga rritja e numrit të rasteve me kancer te të rinjtë, duke bërë të ditur se ushqimi i paketuar (ushqimi i shumë procesuar i gatshëm për t’u ngrënë) dhe mishi i procesuar, janë shkaktarët më të mëdhenj të kësaj sëmundje.

“I këshillojmë njerëzit që të qëndrojnë larg ushqimeve të procesuara shumë, ku përfshihen, tortat e paketuara, biskotat, ëmbëlsirat, patatinat, pijet me sheqer të shtuar dhe ushqimet e shpejta si picat dhe burgerët”, ka thënë doktori Metthew Lambert, nga World Cancer Research Fund, për Daily Mail.

Sëmundja e kancerit po i godet rëndë njerëzit, sidomos gratë dhe të rinjtë rreth moshës 30 vjeçe.

“Rastet me kancer që janë shpeshtuar te të rinjtë, kanë qenë alarmuese për të gjithë ne. Në të kaluarën mendonim se kanceri është sëmundje e të vjetërve e tani po shohim shumë të rinj që po diagnostikohen me këtë sëmundje” ka thënë onkologu nga Universiteti i Miamit, Coral Olazagasti.

Ushqimet e shpejta, të shumëprocesuara dhe ato të paketuara që janë të gatshme për t’u ngrënë, kanë rritur shqetësimet e doktorëve duke i shtyrë që të bëjnë thirrje për moskonsumim të tyre, sepse nuk përmbajnë fibra, vitamina e vlera ushqyese./Telenews/

Të ngajshme

Gërvalla reagon sërish për vrasjen e Arlinda Zekajt: Prokuroria ishte e informuar për kërcënimet dhe dhunën ndaj saj që nga 10 korriku –

KushtrimGuraj

“Heroi ynë, të kujtojmë me mall”, Haradinaj bën homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit –

KushtrimGuraj

E rëndë: Ky është kosovari që humbi jetën në aksidentin me mjet sportiv në Has të Shqipërisë –

KushtrimGuraj