Telenews

Doktori kosovar specializon në Klinikën Neurologjike Pediatrike të Shkupit

Doktori i ri kosovar, Haki Jashari me sukses e ka përfunduar sub-specializimin e mjekësisë në drejtimin e Neurologjisë Pediatrike.

Jashari këtë specializim e ka kryer në Klinikën Pediatrike të Shkupit dhe pas përfundimit me sukses të këtij gradimi, ka falenderuar Klinikën e Pediatrisë në Shkup, veçanërisht Prof. Filip Duma dhe gjithë ekipin në departamentin e Neurologjisë Pediatrike, siç ka thënë Jashari për mbështetjen e pakursyer ndaj tij.

Me rastin e këtij specializimi të doktorit kosovar, ai personalisht ka pasur edhe një falenderim të përzemërt për familjen e ngushtë, që thotë se ishin shtylla e tij gjatë gjithë këtij udhëtimi.

Vlen të ceket se Doktori Haki Jashari rrjedh nga një familje doktorësh të profilizuar në lëmi të ndryshme. /Telenews.al/

Të ngajshme

Nga ngritja e kokës deri te hapat e parë: Çfarë duhet të bëjnë prindërit me foshnjën nga muaji në muaj

Valjeta Turkaj

8 shenja që tregojnë se dikush është njeri i mirë edhe kur duket i ftohtë

Valjeta Turkaj

QKUK ndryshon vendimin, parkingu sërish 50 centë

Blearta