Telenews

Dokument: Apeloi rrëzoi vendimin e motrës së Fitore Pacollit, vazhdon ndërtimi i “Rrugës A”

Dhomat e Shkallës së Dytë të Gjykatës Komerciale, e kanë aprovuar si të bazuar ankesën e të paditurës Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) dhe palëve të interesuara- Komuna e Prishtinës dhe “Sallahu” sh.p.k, duke e kthyer lëndën për “Rrugën “A” në rishqyrtim dhe rivendosje në dhomën e shkallës së parë.

Vendimi për pezuillim të punimeve në atë rrugë ishte marrë nga Gjykata Komerciale, Dhomat e Shkallës së Parë, Departamenti për Çështje Administrative nga gjyqtarja Vlora Pacolli-Rexhepi (motra e deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Në vendimin e fundit të Shkallës së Dytë të Komerciales thuhet se çështja kthehet në rivendosje për shkak të shkeljeve thelbësore të dispozitave ligjore.

Aktvendimin e plotë të Gjykatës Komerciale të marrë me 16 nëntor 2023 e ka siguruar Paparaci, ku edhe iu sjell detaje.

Siç theksohet në arsyetim, ankesë kundër aktvendimit të Gjykatës Komerciale, kishin parashtruar edhe palët e interesuara- Komuna e Prishtinës dhe “Sallahu” Sh.p.k.

Në vendim thuhet se Gjykata e Shkallës së Parë nuk ka ftuar palët e interesuara për shqyrtimin e kontestit edhe pse shihet qartë interesi i tyre për pjesëmarrje në kontest.

“Gjykata e shkallës së parë, siç rezulton nga shkresat e lëndës dhe arsyetimi i aktvendimit, nuk ka ftuar palët e interesuara për shqyrtimin e kontestit edhe pse shihet qartë interesi i tyre për pjesëmarrje në kontest, pasi që kanë të drejtë në pjesëmarrje për të mbrojtur interesat të cilat i janë përcaktuar me ligj. Pala e interesuar në konfliktin administrativ është palë, qe do të thotë se gjykata e shkalles së parë është e obliguar që t’ia dërgoj padinë në përgjigje, ajo ka të drejtë që të propozoj nxjerrjen e provave dhe të ndërmarr veprime të tjera në kontest, ka të drejtë që të marr pjesë në shqyrtimin verbal, të deklarohet për të gjitha faktet dhe çështjet juridike, dhe duhet ti dërgohet vendimi gjyqësor. Pala e interesuar gjithashtu ka të drejtë të shfrytëzimit të gjitha mjeteve juridike në konfliktin administrativ. Ajo është e autorizuar, si dhe paditësi, që në mënyrë të pavarur të ndërmarr të gjitha veprimet në kontest nën supozimin se është plotësisht e aftë për ndërmarrjen e veprimeve në kufijtë e aftësive të veprimit në emër të tij, veprime në kontest mund të ndërmarr edhe personi i autorizuar për përfaqësim të palës së interesuar.

Prandaj, nga shkresat e lëndës del se gjykata e shkallës së parë nuk i ka njohur këto të drejta palëve të interesuara, meqë në shkresat e lëndës, nuk ka asnjë provë për këtë, dhe as arsyetim se për çfarë arsye nuk ju kanë njohur këto të drejta dhe nuk ju është dhënë mundësia që të jenë palë në procedurë. Prandaj, edhe gjendja faktike nuk është vërtetuar plotësisht. Si pasojë e këtyre të metave të cekura me lartë, përkatësisht shkeljeve thelbësore të procedurës, rezulton se edhe gjendja faktike është vërtetuar në mënyrë jo të plotë, dhe në një gjendje të tillë faktike e drejta materiale nuk është zbatuar drejtë. Në këtë kuptim, Kolegji konsideron se gjykata e shkallës së parë, ka bërë shkelje të tilla procedurale dhe si rrjedhoje ka dështuar të garantoje zbatimin e parimit të barazisë se armëve dhe parimin e kontradiktoritetit procedural, sepse pala kundërshtare, është privuar nga mundësia për të pasur një ballafaqim real dhe përmbajtjesor me argumentet dhe pretendimet e paraqitura nga paditësi, si palë kundërshtare në procedurë, pa paragjykuar se cili do të jete ndikimi i tyre për vendimin e gjykatës”.

Tutje, në vendimin e Dhomës së Shkallës së Dytë thuhet se Gjykata e Shkallës së Parë ka bërë shkelje.

“Nga arsyet e cekura, Gjykata Komerciale-Dhomat e shkallës së dytë, gjeti se gjykata e shkallës së parë ka bërë shkeljen e dispozitave të sipërcituara dhe në ri procedurë duhet të eliminohen të gjitha shkeljet e lartë theksuara si dhe të vlerësoj të gjitha faktet me rëndësi vendimtare sipas pretendimeve të palëve dhe pastaj të nxjerrë një vendim të ligjshëm dhe të drejtë”, thuhet në vendim.

Më poshtë aktvendimi i plotë:

 

Të ngajshme

“Kosova projekt i përkohshëm”/ Mushkolaj i reagon ashpër ministrit Aliu

Donat Hashani

“Pesë-vaktli”, Berisha: Grabitësit e Suharekës kanë pasuri rreth 2 milionë euro, janë fetarë radikalë

Donat Hashani

Kroacia mbështet fuqishëm Kosovën në BE, shpreson që në verë anëtarësohet në KiE

Donat Hashani