Telenews

DOKUMENTE SEKRETE: 17 SHQIPTARË KANË INVESTUAR MILIONA DOLLARË NË PRONA ”OFSHORE” NË DUBAI

Janë 17 persona nga Shqipëria që kanë regjistruar 19 prona “offshore” në Dubai, vlera e të cilave shkon në 7 milionë dollarë. Ndëkrohë, janë më pak se 5 shtetas të Kosovës, të cilët zotërojnë prona në qytetin më të madh të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Këto të dhëna janë zbuluar gjatë një investigimi të Rrjetit të Drejtësisë Tatimore, pas rrjedhjes së dokumenteve konfidenciale. Në këto dokumente janë të regjistruara edhe datën e lindjes dhe numrin e pasaportës së personave që kanë regjistruar këto prona.

Në rajon, 94 persona nga Kroacia zotërojnë 125 prona me pasuri në vlerë 42 milionë dollarë, 237 qytetarë të Serbisë posedojnë 287 prona me vlerë 74 milionë dollarë, ndërsa 11 persona nga Mali i Zi zotërojnë 16 prona me vlerë 7 milionë dollarë.
Tregu i pronave në Dubai është një strehë kyçe për kleptokratët ndërkombëtarë, krimin e organizuar transnacional dhe një grup të madh aktorësh të tjerë të paligjshëm – nga trafikantët e narkotikëve te oligarkët rusë.

Të ngajshme

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit zjarrfikësit që humbi jetën në krye të detyrës në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë trafiku: Humb jetën një pasagjere, arrestohet drejtuesi i motoçikletës

Valjeta Turkaj

Festat në Ibiza kthehen në makth/ Spitalet nuk përballojnë fluksin e pacientëve nën efektin e drogës

Valjeta Turkaj