Telenews

“Dolën nga banesa, hypën në një veturë dhe nuk u panë më”, prindërit në Fushë Kosovë raportojnë të zhdukura vajzat e tyre të mitura

Dy vajza të mitura janë raportuar të zhdukura në Fushë Kosovë.

Rastin në polici e kanë raportuar prindërit e tyre. Sipas deklaratës së tyre në polici, vajzat e tyre të mitura, kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti ka ndodhur më 4 korrik.

Policia po zhvillon hetime.

“Rr. Nëna Terezë, Fushë Kosovë 04.07.2025-19:56. Me datë 09.07.2025 dy ankues -prindër, kanë raportuar se, me datën e cekur vajzat e tyre të mitura, kanë dalë nga banesat e tyre dhe së bashku dyshohet se kanë hipur në një veturë me targa vendore dhe janë larguar në drejtim të panjohur, deri tani nuk dihet vendndodhja e tyre. Lidhur me rastin, është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj