Gjesti doli si fitues i merituar nga Big Brother VIP Albania.
Pas shumë ditësh qëndrimi brenda edicionit në Shqipëri dhe paraprakisht në Kosovë, ai ia doli të realizojë ëndrrën e tij, të dalë triumfues.
Së fundmi, ai po e shijon famën dhe gjithë dashurinë e publikut.
Madje, në Instagramin e tij ndjekësit po shtohen shumë dita ditës. Ai ka grumbulluar më shumë se 600 mijë ndjekës në këtë rrjet social, dhe kjo tregon se ka shumë fansa jashtë të cilët e presin për muzika të reja.
Pas fitores, artisti ka paralajmëruar se do të ketë shumë këngë të reja dhe befasi.