Vëllai i Unikkatilit, Mentor Palokaj, është gjetur mbrëmjen e djeshme (e diel) pa shenja jete në një banesë në Prishtinë.
Lajmi u konfirmua edhe nga Policia e Kosovës, derisa vdekja e tij u konstatua në vendin e ngjarjes.
Është gjetur dhe sekuestruar gjithashtu një armë zjarri si dhe substancë e dyshuar narkotike.
Një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe reperi Don Phenom, i cili thotë fjalët më të ndjera për mikun e tij./Telenews/