Telenews

Don Xhon ngjall kureshtje me postimin e fundit, çfarë po paralajmëron reperi?

don-xhoni-paralajmeron-“termet”-neser

Reperi i njohur kosovar Don Xhon ka ngjallur interes të madh në rrjetet sociale, pasi së fundmi ka publikuar nje fotografi në story në Instagram, ku shihen disa vetura luksoze të radhitura së bashku.

Në postim, artisti ka shkruar: “Plus 1… mundësia me e bo berllog për DTL është shumë e madhe.” Megjithatë, ende nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për një veturë të re që i është shtuar koleksionit të tij apo thjesht për një moment që ai ka dashur ta ndajë me ndjekësit.

Publikimi ka nxitur menjëherë reagime nga fansat, të cilët po spekulojnë se ky mund të jetë një paralajmërim për ndonjë projekt të ri muzikor. Deri tani, Don Xhon nuk ka dhënë asnjë sqarim shtesë, duke lënë gjithçka në nivel hamendësimesh.

Mbetet të shihet nëse reperi po përgatit diçka të re për publikun apo nëse postimi ishte vetëm një ndarje e stilit të tij të jetesës dhe pasionit për veturat luksoze.

Të ngajshme

Robin Krasniqi publikon këtë foto me gruan e tij, detaji që mori vëmendjen

KushtrimGuraj

“Më në fund në stadium”- pas përfundimit të spektaklit, Hygerta Sako i rikthehet angazhimeve të saj

KushtrimGuraj

Aktorja e Stranger Things dhe Christian Lee Hutson me paraqitjen e tyre të parë publike prej kur kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë

KushtrimGuraj