Telenews

Don Xhoni me lëvdata ndaj Policisë së Kosovës: Më të mirët në rajon

Artisti i njohur i estradës kosovare, Don Xhoni, ka publikuar një “instastory”, ndryshe nga ajo që jemi mësuar në profilin e tij në rrjetin social Instagram.

Don Xhoni, përmes një fotografie, ka përçuar një mesazh teksa thekson respektin që posedon ndaj Institucioneve të vendit.

“Respekt për policinë tonë, më të mirët në rajon”, ka shkruar ai në fotografinë ku shihen katër zyrtarë policorë.

Në këtë fotografi shihet vetura e tij luksoze Lamborghini dhe katër zyrtarë policorë.

Ndryshe, sa i përket aktiviteteve të tij të fundit muzikore, kënga e fundit e publikuar deri më tani nga Don Xhoni është e titulluar “Shoki-Freestyle”.

 

source

Të ngajshme

Xheneta ka një dilemë: Nuse në katund apo nuse në Zvicër?

KushtrimGuraj

“Duhet përjashtuar, goditi me shuplakë”- Debat i fortë mes Gjestit, Olës dhe Viserlos për gjuajtjet me vezë

KushtrimGuraj

Rita Ora sjell pranverën në stil unik

Erzana Fazliu