Telenews

Donald Trump, ish-presidenti i parë i SHBA-së që akuzohet për vepër penale

Asnjëherë më parë një ish-president amerikan nuk është akuzuar për një krim. Tani Donald Trump do të gjykohet për pagesa të dyshimta. Ai i përshkruan akuzat si “persekutim politik”.

Hetimi ndaj Trump për akuza penale u njoftua nga zyra e prokurorit të qarkut në Manhattan të enjten në mbrëmje.

Akuzat dhe detajet e sakta janë ende të paqarta. Rasti ka të bëjë me pagesat e parave të fshehura për një aktore pornografike.

Trump e quajti si “persekutim politik dhe ndërhyrje zgjedhore” në nivelin më të lartë në histori.

Trump i kishte paguar para të heshtura yllit porno Stormy Daniels pak para zgjedhjes së tij si president në 2016 . Kjo mund të binte ndesh me rregullat e financimit të fushatës.

Prokurori në Nju Jork e kishte hetuar këtë çështje për vite me radhë dhe më në fund ngriti një të ashtuquajtur juri të madhe, e cila tani votoi për të paditur Trumpin për këtë çështje. /Telenews.al/

Të ngajshme

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj

Zbulohet fabrika ilegale e cigareve në Slloveni, punëtorët mbaheshin të mbyllur për 25 ditë –

KushtrimGuraj

Shtatzënë në moshën 52 vjeç, flet aktorja: Nënat e moshuara përballen me shumë më tepër rezistencë”

Rrezarta Ramaj