Telenews

Donald Trump: Mendoj se kemi një marrëveshje për Gazën

donald-trump:-mendoj-se-kemi-nje-marreveshje-per-gazen

Në momentet e fundit, Donald Trump ka folur për një marrëveshje të mundshme për Gazën përpara se të hipte në “Marine One” në Shtëpinë e Bardhë.

“Mendoj se kemi, ndoshta, një marrëveshje për Gazën”, u tha Trump gazetarëve.

“Jemi shumë afër një marrëveshjeje për Gazën dhe duket sikur kemi një marrëveshje.”

Trump thotë se beson që marrëveshja do t’i “kthejë pengjet” dhe shton “do të jetë një marrëveshje që do t’i japë fund luftës”.

Ai nuk pranoi të jepte detaje mbi pretendimin, që artikuloi para mediave.

Së fundmi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka mbajtur fjalim në OKB. Fjalimi i tij është ndërprerë nga brohoritjet në sallë.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 16 maj

Valjeta Turkaj

Mehani reagon pas lirimit të Lushtakut: Jam mirë dhe më i fortë se çdo herë

KushtrimGuraj

Kos: 2026-ta mund të jetë moment i mundësive evropiane për Kosovën

KushtrimGuraj