Telenews

Donald Trump shpallet fajtor, ish-presidenti i parë që dënohet për vepra penale

komisioni-i-6-janarit-pritet-te-rekomandoje-ngritjen-e-akuzave-penale-ndaj-trump

 

 

Donald Trump u bë ish-presidenti i parë që u dënua për vepra penale të enjten pasi një juri në Nju Jork e shpalli atë fajtor për falsifikimin e dokumenteve, si pjesë e një skeme për të ndikuar zgjedhjet e 2016, duke fshehur një pagesë ndaj një aktoreje të filmave pornografikë, e cila tha se kishte patur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin, në këmbim të heshtjes së saj.

Zoti Trump u shpall fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij.

Vendimi i fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur zoti Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidentit demokrat Joe Biden.

Zoti Trump, 77 vjeç, ka mohuar akuzat dhe pritet të apelojë vendimin.

Mediat amerikane njoftojnë se masa e dënimit për ish-Presidentit do të jepet në 11 korrik. (VoA)

Të ngajshme

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik –

KushtrimGuraj

Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit –

KushtrimGuraj

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj