Zyra e prokurimit e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të hënën ka bërë njoftim për kontratë për “Furnizim me Smart TV dhe telefona celular ”, shkruan Demokracia.com.
Siç bëhet e ditur në kontratën e publikuar në KRPP, ministria e udhëhequr nga Donika Gërvalla ka paraparë blerjen e 4 telefonave celular dhe 3 smart TV.
Sipas njoftimit, për këtë qëllim, MPJD ka parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në 5 mijë e 760 euro dhe për këtë aktivitet të prokurimit ministria përdori procedurën e koutimit të çmimit me kriter të dhënies së kontratës me çmimin më të ulët.
Ministria ka paraqitur edhe specifikacionet për blerjen e smart TV dhe telefonave.
Ndërsa për telefona, MPJD ka kërkuar blerjen e modeleve të reja të Samsung me 64 GB dhe 128 GB, ngjyrë të zezë.
Afati i fundit për dorëzimin e tenderëve është deri me datë 27.03.2023, ora 13:30:00.



